Ndërkohë që po pret largimin e Sadio Mane, Liverpool po bën gati blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit.

Të kuqtë, sipas “Daily Mail”, janë gati të shpenzojnë 100 milionë euro për të transferuar nga Benfica sulmuesin Darwin Nunez. 22-vjeçari uruguajan pëlqehet shumë nga trajneri Jurgen Klopp, i cili kërkon ta mbyllë sa më shpejt këtë operacion, për të mposhtur konkurrencën e Atletico Madrid dhe Manchester United.

Darwin Nunez ka shënuar 32 gola gjatë këtij sezoni me Benfica, duke spikatur sidomos në Champions League.