Qeveria italiane ka zvogëluar me 15 cent akcizën për një litër naftë ose benzinë në vend, si masë për të ulur çmimin e rritur të karburanteve.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, një ditë më parë, dhe hyn në fuqi të premten, raporton “Corriere della Sera”. Sipas gazetës italiane, ky vendim është marrë për shkak të rritjes së të ardhurave nga TVSH-ja që qeveria ka arkëtuar, si pasojë e rritjes së përgjithshme të çmimeve, jo vetëm të karburanteve, që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Ministri i Tranzicionit Ekologjik, Roberto Cingolani, tha një ditë më parë në Senat se çmimi i benzinës dhe naftës duhet të bjerë me 10-15 cent për litër.