Zlatan Ibrahimovic nuk di të ndalet ! Pavarësisht dëmtimeve në fazën e dytë të sezonit, shtatlarti suedez nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Prej ditësh në media qarkullonin lajme se Zlatan do të rinovojë të paktën dhe për një sezon me kuqezinjtë por reagim nga vetë lojtari nuk kishte . Derisa këtë të shtunë 41-vjeçari postoi në rrjetet sociale një foto nga Casa Milan me mbishkrimin “Casa Ibra”.

Kaq mjaftoi që tifozët kuqezi të besonin se lideri i sezonit të kaluar do të jetë pjesë dhe për sezonin e ri të Milanit. Sigurisht nëse ky rinovim do të ndodhi do të  ketë reduktim page për lojtarin suedez. Nga 7 milionë që merr aktualisht tani flitet për një pagë 1.5 deri në 2 milionë euro plus bonuse që do të lidhen me paraqitjet dhe golat në fushën e blertë. Pavarësisht moshës së madhe që futbollisti ka Zlatan konsiderohet ende një lider për skuadrën nga drejtuesit edhe pse është është e qartë se ai nuk do të jetë në gjendje të jetë titullar dhe statusi i tij do të jetë i ndryshëm nga ai metë cilin ishte mësuar, por gjithsesi mund te këtë jo pak ndikim tek skuadra.

Në fund të kampionatit, Zlatan Ibrahimoviç iu nënshtrua një operacioni në gjurin e majtë dhe do të rikthehet në fushë vetëm në vitin 2023