Në Prishtinë sot është mbajtur mbledhja e tetë e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, e cila u mbyll me nënshkrimin e 19 marrëveshjeve në fusha të ndryshme. Ndër të tjera, ishte heqja e kufirit gjatë periudhës së verës dhe festave shtetërore dhe fundjavave, si dhe mundësia e konkurrimit dhe vijimit të studimeve në 19 universitete të të dyja shteteve në kushte të barabarta.

Marrëveshjen e nënshkruara janë këto:

  1. ARSIM: Mundësi konkurrimi dhe vijimi i studimeve në 19 universitete të të dyja shteteve, në kushte të barabarta.

2-3. LËVIZJA E LIRË: Drejt lehtësimit të plotë të lëvizjes së lirë mes dy shteteve.

  1. GJENDJA CIVILE: Lajmërimi në kohë reale midis dy shteteve për ndryshimeve të gjendjeve civile.
  2. DOGANAT: Studim drejt realizimit të sistemit të përbashkët doganor mes dy shteteve.
  3. SIGURIMET SHOQËRORE: Drejt përbashkimit të tregjeve të sigurimeve shoqërore të të dy shteteve.

7-8. ENERGJI: Drejt rritjes së sigurisë dhe diversifikimit të furnizimit (zhvillimi i terminalit për LNG/gaz të lëngshëm në Vlorë).

9-10. BUJQËSI: Drejt rritjes së shkëmbimit, sasisë dhe cilësisë së produkteve bujqësore, qasjes në financa të BE-se, si dhe ndërtimit të sistemit të përbashkët të informacioneve/statistikave të të dy shteteve.

  1. INFRASTRUKTURË RRUGORE: Studim për përmirësimin e rrugëve ndërkufitare.
  2. TRANSPORT: Studim fizibiliteti për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës – Prishtinë, projekt që do të vendosë Kosovën dhe Shqipërinë në hartën e korridoreve të rëndësishme ndërkombëtare për transport të njerëzve dhe mallrave.

13-14. SHËNDETËSI: Shkëmbimi i ekspertizës dhe shërbimeve në mjekësi, si dhe unifikim i protokolleve për barna dhe pajisje mjekësore midis dy shteteve (shkëmbim i barnave të rralla).

  1. TURIZËM: Platformë e përbashkët digjitale për promovim të turizmit të të dy shteteve.
  2. RINIA: Shkëmbim i përvojave rreth zhvillimit të politikave dhe aktiviteteve për të rinjtë.
  3. MBROJTA: Intensifikim I bashkëpunimit dhe konsolidimit të përpjekjeve në fushën e kërkim-shpëtimit malor dhe ujërave territoriale.
  4. DREJTËSI: Drejt njohjes së barabartë të provimit të jurisprudencës dhe lejimit të ushtrimit të profesionit të avokaturës në të dy shtetet.
  5. ENCIKLOPEDI E PËRBASHKËT: Drejt paraqitjes së fakteve të kombit tonë në një publikim të vetëm dinjitoz.