Janë publikuar të dhënat e Maturës Shtetërore për provimin e parë atë të gjuhës shqipe dhe letërsisë.

Sipas të dhënave, provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, u krye në total nga 29731 maturantë. 383 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur, ndërsa 4 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 98.71% ndërsa nota mesatare është 7.45.