Policia e Tiranës ka arrestuar 2 vajza, pas zbulimit të dy qendrave masazhi ku kryhej edhe prostitucion. Në pranga përfunduan Jetmira Demiraj, 30 vjeç, dhe Rexhina Lika, 20 vjeç, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Sipas Policisë, dy vajzat administronin dy qendra masazhesh, një te “Ish-Blloku” dhe një te “21 Dhjetori”.

Gjithashtu, Policia procedoi penalisht në gjendje të lirë shtetasit A. Ll., Xh. T., për veprën penale “Prostitucioni” dhe A. L., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit P. N. dhe E. D. Vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.