Policia e Vlorës ka njoftuar se paraditen e së dielës ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një 69-vjeçari.

Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 09:15, në aksin rrugor Vlorë-Llakatund.

Një automjet Toyota, me drejtuese shtetasen me inicialet A.M., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin me inicialet R.H., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.