Nuk ka lider, të paktën pas luftës së dytë botërore, që ka ndërruar aq shumë gjeneralë sa Vladimir Putin në 4 muajt e fushatës së tij kundër Ukrainës.

Bëhet fjalë për elitën e ushtrisë së Moskës, nga gjenerali Serhiy Kisel i akuzuar për dështimin e marrjes së Kharkivit, zëvendës admirali Igor Osipov, që pagoi humbjen e anijes Moskva, komandantët e Armatës së 6-të dhe të 22-të, Vladislav Ershov dhe Arkadij Marzoev, dhe së fundmi edhe komandantin e forcave aviotransportuese Andrei Serdyukov dhe gjenerali i ushtrisë së Jugut, ai Alexander Dovrnokov që shumë portretizuan si “Kasapi i Sirisë”, por që nuk arriti të kënaqë dëshirat e presidentit rus.

Tashmë, gjenerali Sergei Surovikin është i besuari i Putin në Ukrainë

Por pikërisht në fushëbetejën siriane, një tjetër gjeneral rus u dallua për metodat e tij të paskrupullta, por edhe për aftësinë në komandë. Tashmë, gjenerali Sergei Surovikin është i besuari i Putin në Ukrainë, dhe pasojat janë të dukshme që tani.

Në Siri, forcat e Assad në bashkëpunim me ato ruse të drejtuara nga Surovikin morën sërish kontrollin e 50% të territorit në pak muaj, falë bombardimeve të njëpasnjëshme që nuk kursejnë asnjë objektiv.

Emri i Surovikin u bë i njohur në 1991, kur gjatë grushtit të shtetit, batalioni që drejtonte goditi protestuesit duke vrarë të paktën tre prej tyre

Surovikin njihet si një ushtarak që i bindet urdhrave. Emri i tij u bë i njohur në 1991, ende në Bashkimin Sovjetik, kur gjatë grushtit të shtetit ndaj Mikhail Gorbaciovit, batalioni që drejtonte goditi protestuesit në një tunel, duke vrarë të paktën tre prej tyre. U arrestua nga Boris Eltsin për këtë fakt, por më pas u lirua.

Gjenerali u arrestua në vitin 1995 me akuzën e trafikut të armëve, por dënimi me një vit u anulua sepse arriti të dëshmonte se kishte shitur vetëm një pistoletë.

Edhe midis kolegëve të ushtrisë nuk mungojnë episodet. Në vitin 2004 koloneli Viktor Chizibov e akuzoi për dhunë, pas një diskutimi politik, por në të njëjtin vit kolonelit Andrei Shtkal i shkoi edhe më keq.

Pas kritikave të shumta që merrte nga eprori i tij Surovikin, qelli veten përpara gjeneralit që sot është vene ne krye te fushatës ukrainase.

Por përtej akuzave, Surovikin eshte edhe një gjeneral i aftë. Gjatë marshimit në sheshin e kuq, asnjë ushtarak tjetër ka më shumë dekorata në uniformë, nga dekorata Hero i Rusisë, Urdhrin e Yllit të Kuq dhe shumë të tjera. Zërat për një zëvendësim të tij ndaj gjeneralit Valery Gerasimov në postin e shefit të Shtabit të përgjithshëm janë gjithmonë e më të forta.

Rrethimi dhe kontrolli i zonës së Severodonetsk dhe Lychyansk, por edhe sulmet raketore jashtë zonës së Donbasit, edhe në zona që nuk prekeshin prej muajsh, thuhet se është pikërisht strategjia e re e gjeneralit Sergei Surovikin.