Pas një periudhe të gjatë pa viktima për shkak të pandemisë, shifrat e infektimeve në rritje kanë sjellë edhe viktima. Ashtu si dje, edhe ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për një viktimë.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 550 raste të reja, nga 1537 testime gjithsej, ndërsa janë shëruar 210 persona.

Deklarata e ministrisë së Shëndetësisë

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1537 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 550 qytetarë, në këto bashki:

340 në Tiranë, 28 në Fier, 22 në Sarandë, 19 në Vlorë, nga 15 raste në Lezhë, Gjirokastër, 14 në Durrës, 11 në Krujë, 10 në Shkodër, nga 7 qytetarë në Kamëz, Vorë, Himarë, nga 6 qytetarë në Roskovec, Lushnje, Elbasan, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Përmet, nga 3 qytetarë në Pukë, Kavajë, Divjakë, Korçë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Selenicë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 qytetar në Tropojë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Delvinë, Konispol, Tepelenë.

Janë 2,164 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 81 vjeç.

Janë shëruar 210 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,054 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Qershor 2022)

Raste të reja ditore         550

Të shëruar në 24 orë       210

Të shtruar në spitale         19

Humbje jete në 24 orë      1

Testime ditore                 1537

Testime totale              1,846,098

Raste pozitive                 279,717

Raste të shëruara             274,054

Raste Aktive                        2,164

Humbje jete                         3,499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            1,602

Vlorë                        126

Fier                                           113

Durrës                      86

Gjirokastër             67

Lezhë                        49

Shkodër                                  46

Elbasan                    36

Korçë                       17

Berat               14

Dibër                          6

Kukës                         2