Cilësia e jetës, mundësitë e punësimit dhe shërbimet publike efikase janë disa nga faktorët që i japin pikë një qyteti. Ekspertët e “The Economist” kanë nxjerrë listën me qytetet më të këqija në botë.

Faktorë të tillë si stabiliteti, kujdesi mjekësor, kultura dhe mjedisi, arsimi dhe infrastruktura ndikojnë në indeksin e përgatitur nga media e sipërpërmendur. Mirëpo, në rastin e qyteteve më të këqija, janë marrë parasysh edhe elementë të tjerë, si episodet e luftës, dhunës dhe terrorizmit që ndodhin atje.