Pasagjerët e një avioni të kompanisë “Spirit Airlines” kanë kaluar momente paniku, pasi ai shpërtheu në flakë kur u ul në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Atlantës në Georgia.

Sipas mediave ndërkombëtare, zjarri në avionin e nisur nga Florida erdhi për shkak të tejnxehjes së frenave, gjatë uljes në pistë.