Partizani e mbylli aventurën e tij në Europë, pasi u mund me 11-metërsha nga Saburtalo e Gjeorgjisë.

90-minutëshi u mbyll me fitoren e gjeorgjianëve me rezultatin 1-0. Guliashvili, në minutën e 53-të, ishte autori i golit të vetëm të ndeshjes.

Në serinë e penalltive, të kuqtë u treguan të pasaktë, duke u eliminuar nga Conference League.