Paulo Dybala ka vendosur që sezonin e ardhshëm të luajë për Romën, nën urdhrat e Jose Mourinho. Lajmin e bën të ditur “Radio Radio”, sipas së cilës, argjentinasi nuk ka më dyshime për të ardhmen e tij.

Sipas burimeve pranë ish-lojtarit të Juventusit, Roma ka mposhtur konkurrencën e Interit dhe Napolit, duke bërë për vete mëngjarashin.

Kështu, Roma do t’i bashkonte anglezit Tammy Abraham një element shumë të vlefshëm në sulm.