FIFA pezulloi nga Kupa e Botës arbitrin Antonio Mateu Lahoz. Ai përfundoi në qendër të polemikave dhe kritikave pas sfidës çerekfinale ndërmjet Argjentinës dhe Holandës.

Në atë përballje, pati konfrontime të shpeshta mes lojtarëve në fushë dhe u regjistrua numri rekord me 17 kartonë të verdhë.

Gjyqtari nuk e ndihmoi aspak ndeshjen e tensionuar, përkundrazi me vendimet e diskutueshme shkaktoi pakënaqësi nga të dyja skuadrat.

FIFA hapi gjithashtu edhe një hetim disiplinor ndaj federatës argjentinase, për incidentet në sfidën me Holandën.