Për Agjencinë Gjermane të Inteligjencës, Kina mund të shkaktojë më shumë probleme edhe sesa Rusia, veçanërisht sa u përket sulmeve kibernetike. Në një intervistë për radion SWR, Thomas Haldenëang, presidenti i agjencisë së njohur si Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, ka thënë se “në periudhë afatgjatë, Kina dëshiron të bëhet fuqi lidere në aspekte të ndryshme”, “jo vetëm në fushën e ekonomisë dhe teknologjisë, por edhe atë politike”.

“Në periudhë afatgjatë, Kina mund të bëhet kundërshtarja kryesore”, ka deklaruar ai. Kur është pyetur si është duke u përgatitur agjencia që ai udhëheq për një kërcënim të mundshëm, Haldenëang se “kudo ku ka zjarr, aty shkon brigada e zjarrit”.

Në mënyrë që të luftojë me sukses hakerët e rinj, agjencia ka rekrutuar së fundi të rinj që nuk kanë profilin e punëtorëve të zakonshëm.