Daniel Passarella po kalon një gjendje të keqe shëndetësore.

Ish-kapiteni i Argjentinës, i shpallur dy herë kampion bote me bardhekaltërit, po vuan nga Parkinsoni dhe Alzheimeri, dy sëmundje të rënda neurodegjenerative.

Familjarët e tij thonë se 69-vjeçari pothuajse nuk del më nga shtëpia dhe shpesh harron se ku është.

Sipas mediave argjentinase, Passarella ka marrë shumë oferta vitet e fundit për të drejtuar ekipe në Kinë, Katar dhe Arabi Saudite, por të afërmit thonë se kanë qenë më shumë zhurma mediatike, pasi ai nuk mund të merrte asnjë detyrë për shkak të gjendjes së tij.

Daniel Passarella njihet si mbrojtësi më i mirë argjentinas në histori dhe është argjentinasi i vetëm që ka fituar dy herë Kupën e Botës (1978 dhe 1986).