Piku i sezonit turistik veror në Gjirokastër po shoqërohet edhe me shtim të numrit të rasteve të infektimeve me Covid-19. Sipas të dhënave të dala nga testimet e përditshme gjatë javës së fundit rezulton se gati gjysma e personave të testuar dalin pozitivë.

Infektimeve nuk i kanë shpëtuar as mosha pediatrike, nga 1 deri në 8 vjeç. Fatmirësisht, nga numri total i personave të infektuar nuk janë shënuar raste të rënda dhe as humbje jete. Por pavarësisht kësaj shefi I epidemiologjisë Arenc Brahimi apelon për marrjen e dozës përforcuese, pasi shumica e popullatës rezulton e vaksinuar me dy doza.

Autoritetet lokale të shëndetit në Gjirokastër, pavarësisht rritjes se rasteve pozitive me Covid-19, shprehen se situata nuk pritet te ndikojë negativisht në vijimin normal të sezonit turistik apo në aktivitetet e bizneseve.