Kryeministri Edi Rama tha se këtë vit, vendin tonë e kanë vizituar mbi 100 mijë turistë gjermanë.

Sipas tij, kjo shifër është dyfishi, krahasuar me vitin 2021. “Mbi 100 mijë turistë gjermanë e kanë vizituar në këta shtatë muaj vendin tonë, përkundrejt 52 mijë në të njëjtën periudhë vitin e kaluar”, shkroi Rama në Facebook.

Kryeministri publikoi edhe një artikull të medias gjermane “Di Zeit”, ku sipas tij promovohet riviera shqiptare, flora dhe fauna.

Pavarësisht raportimeve se plazhet në jug të vendit nuk janë frekuentuar këtë sezon në nivelet që parashikohej, sipas Institutit të Statistikave, numri i turistëve në vend ka pësuar rritje të ndjeshme.

INSTAT thotë se në qershor në vend hynë më shumë se 1,3 milionë vetë, shifër kjo ndjeshëm më e lartë se vitin e shkuar e madhe duke tejkaluar edhe 2019-n.

E marrë në 6-mujor, sipas INSTAT vendin e kanë vizituar më shumë se 4,8 milionë pushues shqiptarë e turistë tëhuaj, shifër kjo më e larta historike. Ecuria pozitive, sipas operatorëve, ka vijuar të theksohet edhe më tej këtë muaj.

Qytetarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, Italia e Anglia janë ata që përbëjnë pjesën më të madhe të turistëve në 6 muajt e parë të vitit. Pushues ka pasur edhe nga vende jo shumë tradicionale për turizmin veror shqiptar.