Kryeministri Edi Rama inkurajoi biznesin privat në vend që të investojë tek energjia diellore, si një mundësi për të ulur shpenzimet.

“Bota nuk e ka shpikur ende sesi të futet në sistemin e shpërndarjes e gjithë energjia e prodhuar nga panelet diellore. Por çdo investim është në afatmesëm, një biznes fitimprurës dhe ul ndjeshëm kostot”, tha Rama gjatë një takimi me dhomat e biznesit.

Kryeministri Edi Rama inkurajoi biznesin privat në vend që të investojë te energjia diellore, si një mundësi për të ulur shpenzimet. Por ai tha se nuk mund të pranohen nga shteti që të shkëmbehen me prodhim energjie në rrjet.

“Bota nuk e ka shpikur ende sesi të futen në rrjet të gjitha megavatet që prodhohen nga një subjekt privat nga panelet diellore. Por çdo investim në një vend si Shqipëria, është pa dyshim në afatmesëm, një biznes fitimprurës dhe ul ndjeshëm kostot”, tha Rama gjatë një takimi me dhomat e biznesit. “Jemi krejtësisht të hapur të konsiderojmë incentivues për t’i bërë këto investime. Nuk dëshiroj këtu të hedhim ide të pakolauduara, por i mirëpresim të gjitha idetë nga ju”.

Rama tha se qeveria do të ndërhyjë që kompanitë të kenë burime njerëzore më të kualifikuara në IT. “Kompanitë duhet të marrin pjesë duke financuar kualifikimin e këtyre vajza dhe djemve të talentuar që të zhvillojnë kurse që nuk kanë mundësi financiare për t’i paguar, dhe pastaj të punojnë në kompanitë e tyre përkatëse. Nuk bëhet fjalë për të kërkuar para që nuk është i lidhur me aktivitetin e drejtpërdrejtë të këtyre kompanive”, tha Rama.