Një nga serialet më të rinj të Netflix është bërë më i shikuari në javën e tij të parë, duke kaluar 500 milionë shikime në 7 ditë e duke lënë kështu pas serialet e tjera të famshme të platformës: “Squid Game” dhe “Bridgerton”.

“Monster: The Jeffrey Dahmer Story” tregon vrasjet e Jeffrey Dahmer në 10 episodet e tij. I krijuar nga Ryan Murphy, seriali bazohet në historinë e vërtetë të njërit prej vrasësve serialë më famëkeq në SHBA, i cili i hante viktimat e tij.

Ky serial debutoi në 21 shtator dhe u pa nga 196,2 milionë persona.