Nuk shteron kurrë të krijojë polemika reperi dhe producenti Kanye West, ose siç dëshiron të quhet tani, thjesht Ye.

Pas polemikave mbi deklaratat e tij kundër hebrenjve, që i solli edhe pezullimin e profilit të tij në Twitter dhe Instagram, West ka deklaruar se do të blejë një tjetër platformë të rrjeteve sociale, e quajtur Parler, me blerjen që mund të konkretizohet në fund të vitit për një shifër ende të paqartë, por e mundshme për atë që cilësohet si muzikanti më i pasur në botë, me një pasuri që shkon te 2 miliardë dollarët.

“Në një botë ku opinionet konservatore definohen si kontroverse, duhet të sigurohemi se mund të shprehemi lirisht”, ka deklaruar artisti që ka shitur deri më tani më shumë se 160 milionë disqe duke fituar 25 çmime Grammy.

West është një mbështetës i ish-presidentit Donald Trump, por ky i fundit pas deklaratave antisemite, deklaroi se Kanye ka nevojë për ndihmë

Parler në fakt është një mjet shumë i preferuar veçanërisht nga profile afër të djathtës ekstreme, që mori famë pas sulmit në Kapitol në 2021, kur mbështetësit e atij akti të bujshëm ishin përjashtuar nga rrjetet sociale kryesore, duke kaluar pikërisht në Parler.  

West është një mbështetës i flaktë i ish-presidentit Donald Trump, por ky i fundit pas deklaratave antisemite, deklaroi se edhe pse mbeten miq, Kanye ka dalë jashtë kontrollit dhe se madje ka nevojë për ndihmë.

Në të kaluarën ai ka deklaruar edhe se skllavërimi ishte një zgjedhje e popujve afrikanë dh ese pandemia e COVID-19 është shenja e djallit, ndërkohë që në polemike me lëvizjen Black Lives Matter, në sfilatat e modës në Paris veshi një bluzë me të shkrimin “White Lives Matter”.