Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është thirrur sot në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit, si personi që ka kallëzuar inceneratorin e Elbasanit.

Ajo është parë me një dosje të kuqe në dorë, teksa i drejtohej organit të akuzës.

Kryemadhi përveç se do t’i përgjigjet pyetjeve të prokurorëve do të dorëzojë prova të reja mbi këtë aferë.

Kujtojmë se Kryemadhi ka depozituar më herët në SPAK dosje me fakte dhe prova për inceneratorin e Elbasanit.