Alarmi për vendosjen e bombës në një gjykatë në Tiranë ka rezultuar i rremë. Është ky njoftimi zyrtar i Policisë, pas verifikimeve dhe kontrollit të kryer në një institucionin zyrtar në rrugën  “Jordan Misja”.

“Rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën  “Jordan Misja”.  Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë. Po punohet për identifikimin e telefonuesit, pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin”, njoftoi Policia.

Më herët u njoftua se një alarm për bombë ishte dhënë në gjykatën e Apelit në Tiranë, ndërkohë që policia po kryen verifikime edhe në godinat e tjera të gjykatave përfshirë edhe SPAK-un.

Masat shtesë te SPAK