Jelena Karleusha shkëlqeu në tapetin e kuq të festës së Gorki List dhe i ka mahnitur të gjithë me stilin e saj.

Këngëtarja paguan shumë për fustanet e shtrenjta dhe të markës, ndërsa tani ka pranuar se fustanin e ka bërë dhuratë nga një dizajnere shqiptare.

– Ky është një fustan i një stilisteje shqiptare, nuk e kam paguar, e kam marrë nga ajo. Unë e përdor emrin dhe popullaritetin tim për të marrë diçka si dhuratë – tha Jelena.

Meqë ra fjala, këngëtarja kishte veshur një fustan me kristale dhe pupla, poshtë të cilit kishte çorape rrjete dhe taka të arta.