Tre shqiptare ishin mes yjeve të muzikës që performuan në koncertin “Jingle Ball” në Kaliforni. Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max iu bashkuan emrave të tjerë si Jack Harlow, Pitbull, Khalid, Lewis Capaldi, Dove Cameron, Jax Nicky Youre.

Mbi të gjithë, vëmendja shkoi me Dua Lipën, e cila dhuroi Performanca të jashtëzakonshme në “Kia Form”, teksa interpretoi hitet e saj më të mira.

Dua befasoi në këtë eveniment madhështor, teksa u shfaq e veshur me një fustan kuqezi. Pjesëmarrja në këtë event e Dua Lipës vjen vetëm një javë pas koncertit të saj madhështor në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.