Nga tetori i vitit të ardhshëm, qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të mund të komunikojnë më lirë nëpërmjet kompanive telefonike edhe në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas deklaratës së përbashkët liderët e kontinentit të vjetër janë dakordësuar për të lehtësuar tarifat nga viti i ardhshëm, me perspektivën që në një të ardhme të afërt të shkojnë drejt “roaming free”. Kjo marrëveshje do të firmoset para nisjes së seancës plenare të samitit.

Gjithashtu, në deklaratën përfundimtarë pritet që të vendoset edhe për një integrim në BE gradual të rajonit, si dhe do t’i kërkohet drejtuesve të Ballkanit Perëndimor që të njehsojnë politikën e tyre të jashtme me BE.

Dialogu Kosovë-Serbi, lufta në Ukrainë, kriza e energjisë do të jenë në konkluzionet përfundimtare në Tiranë. Gjithashtu pritet të njoftohet edhe takimi i dytë e Komuniteti Politik Europian që parashikohet të mbahet në Moldavi gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.