Ka nisur grumbullimi i protestuesve në urën e madhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protestuesit mbajnë në duar një pankartë me mesazhin drejtuar Europës “Na hidh një jelek shpëtimi”. Të njëjtin mesazh, një grup të rinjsh e kanë stampuar edhe në bluzat që mbajnë veshur.

Protesta është lajmëruar për t’u mbajtur në orën 12:00 para selisë së kryeministrisë. Por godina është brenda perimetrit të sigurisë së samitit dhe policia ka deklaruar se nuk do të lejojë grumbullimin e njerëzve aty, por ka siguruar mbarëvajtjen e opozitës në çdo vend tjetër jashtë këtij perimetri.

Mbetet për t’u parë se ku do të zhvillohet protesta dhe nëse do të ketë përballje me forcat e rendit, të cilat kanë bllokuar kalimin nga ura e madhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri te Sheshi “Nënë Tereza”.