Një kualifikim historik për Marokun dhe një zhgënjim botëror për Portugalinë. Marokenët nuk janë më një surprizë e këtij edicioni pasi në çdo ndeshje po tregojnë se meritojnë të shkojnë lart dhe të mos zgjohen akoma nga kjo ëndërr e bukur.

Pasi eliminuan Belgjikën dhe Spanjën ,këtë herë afrikanë nxorën janë botërorit Portugalinë e Cristiano Ronaldos duke siguruar një vend për në gjysmëfinale.

Pavarësisht se ishte një ndeshje e ekuilibruar ku rastet ishin të pakta, marokenet e menxhanuan më së miri dhe në fund ju mjaftuan një goli për të festuar.

Në pjesën e parë, iberikët provuan disa herë me Jooa Felix, por asnjë nga goditjet nuk shkoi brenda në kuadrat. Nga ana tjetër heroi i marokenëve ishte En Nesiri që goditi me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Në fraksionin e dytë , portugezët tentuan disa herë me Bruno Fernandes dhe Bernardo Silva, por finalizimi mungoi.

Tekniku Santos aktivizoi në fushë Cristiano Ronaldo dhe Rafael Leaon, por asnjëri prej tyre nuk bëri diferencën. Gjashtë minuta nga fundi marokenët po luanin me 10 lojtarë pasi Chedira u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithatë episode ky që nuk ndryshoi asgjë ndonëse deri në fund europianët tentuan për të barazuar, rezultati mbeti po i njëjtë.   Një kualifikim historik për marokenët pasi bëhen skuadra e pare afrikane që kalon në gjysmëfinale të Botërorit.