Rusia refuzoi të lirojë Paul Whelan së bashku me Brittney Griner. Por, edhe për këtë Kremlini duket se ka gjetur një tjetër “kokë” në këmbim të Whelan. Bëhet fjalë për një një ish-kolonel rus, i cili aktualisht mbahet në një paraburgim gjerman.

Por, duket se për këtë SHBA nuk kanë rënë dakord, pasi këta të fundit ofruan emrat e disa të burgosurve të tjerë rusë nën “kujdestarinë” e SHBA-së, të cilët do të ishin të gatshëm të tregtoheshin.

SHBA-ja nuk ishte në gjendje të përmbushte kërkesën për ish-kolonelin Vadim Krasikov, pasi ai po vuan dënimin e përjetshëm për vrasje në Gjermani. CNN raportoi për herë të parë ekskluzivisht në gusht se rusët kishin kërkuar që Krasikov të lirohej së bashku me Viktor Bout, një tregtar rus armësh që po vuante një dënim 25-vjeçar në SHBA, në këmbim të Whelan dhe Griner.

SHBA u bëri disa oferta të tjera rusëve, për t’i bërë ata të bien dakord për të përfshirë Ëhelan në shkëmbim. Ndër emrat e paraqitur nga SHBA ishte Alexander Vinnik, një shtetas rus i ekstraduar në SHBA në gusht me akuzat për pastrim parash, hakerim dhe zhvatje.

SHBA ofroi gjithashtu tregtimin e Roman Seleznev, një kriminel kibernetik i dënuar rus, që aktualisht po vuan një dënim 14-vjeçar në SHBA.