Një tjetër shpërthim është regjistruar në orët e vona të natës në veri të Mitrovicës, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Mjeti shpërthyes është hedhur pranë shkollës teknike nga persona të panjohur dhe të maskuar, të cilët më pas janë larguar me shpejtësi.

Njësitë e EULEX po qëndrojnë pranë shkollës, ndërsa në kryqëzimin në Lagjen e Boshnjakëve është shtuar numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi mendohet të jetë shkaktuar nga një bombë shurdhuese dhe për këtë arsye nuk ka shkaktuar dëme.

Aktualisht, rruga drejt Jarinjës, në fshatin Rudarë dhe ajo e Bërnjakut, janë të bllokuara nga serbët me kamionë e autobusë.