Pika e kalimit kufitar të Kakavijës është përballur me fluks të shtuar mjetesh dhe qytetaresh që kalojnë në të dy anët e kufirit. Radhë janë shënuar vetëm mbrëmjen e djeshme ku pala greke punonte me një sportel, ndërsa mëngjesin e sotëm situata është normalizuar dhe të dy policitë punojnë me nga tre sportele. Qytetarët tregojnë se edhe pse fluksi është i lartë, nuk ka patur vonesa.

“Për herë të parë që shoh rregull te dogana greke, punohet me 3 sportele”, thotë një qytetar.

Përgjatë 24 orëve të fundit në Kakavijë kanë hyrë rreth 7000 persona, ndërkohë që kanë dalë nga territori ynë 3400 shtetas.