Me një karrierë të suksesshme individuale, modelja Izabel Goulart dhe portieri gjerman Kevin Trapp, janë kthyer në një nga çiftet më të ndjekur në “showbiz”-it.

Teksa për pjesën më të madhe të Europës Krishtlindja u festua në temperatura të ulëta, çifti udhëtoi në një vend me temperatura të lartë, në Karaibe, për të kaluar festat.

Ata janë fotografuar teksa pushojnë në rërën e bardhë dhe ujërat e kaltra të St. Barts. Ndërkohë, fotot më interesante të çiftit kanë qenë ato teksa të dy tregojnë ekuilibër dhe elasticitet.