Festat e fundvitit kanë rikthyer në Shqipëri emigrantët që jetojnë e punojnë jashtë vendit. Sipas të dhënave më të fundit, rezulton se për datën 24 dhjetor në Kapshticë, kanë hyrë 6576 shtetas dhe kanë dalë 2707. Ndërkohë në Qafë-Thanë kanë hyrë 3069 dhe kanë dalë 3045 shtetas.

Ditën e djeshme, 25 dhjetor, në Kapshticë kanë hyrë 5055 shtetas dhe kanë dalë 1463, ndërsa në Qafë-Thanë kanë hyrë 1989 dhe kanë dalë 2791 shtetas.