Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Lushnjës, ku një person i dehur, pas një konflikti të çastit, ka goditur me thikë kamarierin e një Fas-Food ku kishte shkuar për të ngrënë.

Sipas Policisë, i plagosuri po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin rajonal, ndërsa është ndaluar agresori, i cili është dërguar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

“Goditi me thikë 22-vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, vihet në pranga autori. Rreth orës 12:40, në ambientet e një Fast-Food-i, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. C., 66 vjeç, në gjendje të dehur, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. M., 22 vjeç, kamarier në këtë Fast-Food. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar shtetasin A. C., në Komisariat. Shtetasi L. M. po merr mjekim në spitalin e Lushnjës. Po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Policia e Lushnjes