Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, Vladimir Putin vazhdon të jetë protagonist i teorive të ndryshme për shëndetin e tij. E fundit prej tyre tregon se Presidenti i Rusisë mund të jetë afër vdekjes.

Këtë informacion e jep Valery Solovey, një analist dhe ish-profesor në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë. Siç raportohet në “SDP Noticias”, gjendja aktuale e Putinit është më shumë se shqetësuese dhe Solovey pohon se Putin vuan nga kanceri i stomakut.

Me sa duket, përgjigjja ndaj trajtimit nuk është e duhura dhe sëmundja po përparon. Në fakt, sipas Solovey, Putin është në prag të vdekjes.

Disa media flasin edhe për kancerin e pankreasit, më vdekjeprurës nga të gjithë, por ajo që ka ngritur shqetësimin në Rusi për gjendjen e Putinit është se, në mes të Krishtlindjeve, ai ka vendosur të anulojë disa evente që kishte planifikuar.