Soledar gjendet pranë Bakhmut, ku trupat e Kievit janë gjithashtu të mbërthyera në një betejë të përgjakshme. Presidenti Zelensky tha se në Soldar, thuajse nuk kishte më jetë, dhe se qyteti ishte mbushur me trupat e pushtuesve.

“Situtata në Soledar është ekstremisht e vështirë. Thuajse nuk ka më jetë dhe mure të mbetura. Gjithçka është e shkatërruar dhe gati e gjithë qyteza është e mbushur me trupat e pushtuesve”, tha Zelensky.

Soledar, me një popullsi prej rreth 1mijë banorësh para luftës mund të shihet si një trampolinë drejt pushtimit të Bakhmut. Luftimet atje po zhvillohen prej muajsh, me një zyrtar amerikan që i përshkroi përplasjet si kasaphanë.

Sakaq, një prej aleatëve më të ngushtë të Vladimir Putin, tha të martën se Moska nuk po luftonte me NATO-n e udhëhequr nga SHBA në Ukrainë, dhe se perëndimi po përpiqej të fshinte Rusinë nga harta politike e botës. 

“Ngjarjet në Ukrainë nuk janë një përplasje mes Moskës dhe Kievit, por një konfrontim ushtarak mes Rusisë dhe NATO, e mbi të gjitha me SHBA dhe Britaninë e Madhe”, tha sekretari i Këshillit të Sigurisë Nikolai Patrushev.

Plani i perëndimit është të aneksojë Rusinë e ta fshijë nga harta e botës. Përgjigjja e shefit të NATO-s,  Stoltenberg erdhi me nënshkrimin e një deklaratë të re bashkëpunimi mes aleancës dhe Bashkimit Europian.

“Putin donte të na ndante, por ka një marrëveshje për bashkëpunim të ri mes Brukselit dhe NATO-s dhe për më shumë ndihma ndaj Kievit”, tha Stoltenberg në krah të presidentëve të Këshillit dhe Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen dhe Charles Michele.