Një nënë e re ka treguar për mediat britanike se druhet për sigurinë e vajzës së saj katërvjeçare pasi shtëpia e tyre është e ndërtuar në një rrethrrotullim.

Chelsea Griffiths, 22 vjeç tregon se në orë specifike të ditës i duhet të largohet nga shtëpia për të shmangur trafikun e rënduar që rrethon apartamentin ku ajo jeton. Blloku i banesave i ndërtuar në mes të rrethrrotullimit ndodhet në fshatin Penywaun, Uellsi i Jugut.

Griffiths, e cila është edhe shtatzënë në muajin e tetë shprehet se i di momentet e ngarkuara të ditës kur autobusët janë në rrethrrotullim.

“Kështu që e menaxhoj kohën për të ardhur dhe për t’u larguar sa më të sigurt që të jetë e mundur, përndryshe jemi të bllokuar.”

Një tjetër banore tha se vendndodhja e banesave u kujton nëntë netë që kanë kaluar në burg. 22-vjeçarja rrëfeu po ashtu se shpreson të largohet nga shtëpia sapo të sjellë në jetë djalin.

Zonja Griffiths, e cila punon për sigurinë në festivale, ka jetuar në apartamentet e këshillit për dy vjet me Osha dhe kafshët e tyre shtëpiake, një kotele e quajtur Ginge dhe një lepur, i quajtur gjithashtu Osha.