Policia në Tiranë ka vënë në pranga një punonjës të OSHEE-së për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit të koduar policor “Përfitimi” në pranga u vu 46-vjeçari Bujar Llakaj, banues në Tiranë.

Llakaj dyshohet se iu instalonte qytetarëve në ambiente të ndryshme, matës të energjisë elektrike, kundrejt pagesave të konsiderueshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.