Makinat me naftë apo benzinë nuk do të shiten dhe as regjistrohen më në vendet e Bashkimit Evropian, duke nisur nga viti 2035.

Parlamenti Evropian aprovoi zyrtarisht një ligj lidhur me këtë, me synimin e qartë për të përshpejtuar kalimin në automjetet elektrike për të luftuar ndryshimet klimatike.

Rregullat revolucionare detyrojnë prodhuesit e makinave që në vitin 2025 të arrijnë një reduktim me 100 për qind të emetimeve të gazrave të dëmshme në automjetet e reja që do të shiten.

Kjo do ta bëjë të pamundur tregtimin e makinave me karburant fosil në bllokun me 27 vende anëtare.

“Revolucioni industrial po ndodh, na pëlqen ne ose jo. Ne mund të zgjedhim ta drejtojmë atë, ta zhvillojmë atë në një mënyrë që është e përshtatshme me vlerat tona, ose t’ia lëmë në dorë pjesës tjetër të botës ta drejtojë dhe më pas e gjitha që mund të bëjmë është ta jemi ndjekës dhe të deindustrializohemi. Ne duhet të rindërtojmë industrinë tonë në bazë të së ardhmes.”

FRANS TIMMERMANS, ZV,PRESIDENT EKZEKUTIV I KOMISIONIT EUROPIAN
Vendet e BE-së u pajtuan mbi këtë vendim me ligjvënësit tetorin e kaluar, por duhet të marrë dhe vulën e fundit përpara se të hyjë në zbatim. Aprovimi përfundimtar pritet të vijë në muajin mars.