“Brenda pak javësh, paga minimale do të rritet në 40 000 lekë, ndërsa në dy vitet e ardhshme paga do të arrijë deri në 45 000 lekë”. Kështu njoftoi kryeministri Edi Rama.

Rreth 200 000 të punësuar me pagë minimale në vend mund të marrin më shumë së afërmi. Por, rritja e pagës minimale si një masë antikrizë ka dy efekte të drejtpërdrejta. Nga njëra anë qëndron punëmarrësi, të ardhurat e të cilit rriten disi, por nga tjetra biznesi dhe të vetëpunësuarit duhet të sakrifikojnë më shumë nga fitimet e tyre.

Nëse aktualisht për një të punësuar me pagë 34 000 lekë, punëdhënësi paguan 5 678 lekë për kontributet shoqërore dhe shëndetësore, detyrimet rriten në 6 680 lekë nëse paga minimale bëhet 40 000 lekë. Për një kompani me 10 të punësuar, vetëm shpenzimet shtesë për kontributet do të rriteshin me 120 000 lekë në vit, ndërsa së bashku me rritjen e pagës efekti do të ishte 840 000 lekë.

Flobens Dilaveri, ekspert për ekonominë, shprehet për A2 CNN: “Padyshim që është rritje e fortë. Deri dje mendohej se do të ishte më e butë dhe jo kaq sa u anonçua. Biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit i gjen të papërgatitur. Do krijojë një amulli më shumë”.

Për ekspertët, rritja e pagës minimale pritet të ndikojë negativisht edhe te informaliteti: “Bizneset do të ulin deklarimet ose do të heqin punonjësit. Gjasat më të mëdha janë që të mos deklarojnë të gjithë pagën e punëmarrësit”.

Paga minimale në vend është rritur me 6 herë në dekadën e  fundit. Vitin e shkuar, për shkak të shtrenjtimit të jetesës, qeveria u detyrua ta rrisë me dy herë atë.

Aktualisht, Shqipëria është vendi i dytë pas Kosovës me pagën më të ulët në rajon. Mali i Zi është shteti me pagën minimale më të lartë në Ballkanin Perëndimor me 533 euro, ndjekur nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.