Të paktën 23 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pasi tornadot shpërthyen në shtetin amerikan të Misisipit të premten mbrëma. Shumë njerëz mendohet se janë bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Stuhitë e fuqishme dhe një tornado shkaktuan shkatërrime në disa qytete rurale, ku rrafshuan disa lagje dhe çatitë e shtëpive si edhe duke rrëzuar pemët dhe linjat e energjisë. Mijëra ndërprerje të energjisë elektrike u raportuan në zonë.

Disa shtete të tjera jugore janë përgatitur për stuhi të fuqishme, ndërkohë që breshër në madhësinë e topave të golfit dhe reshje të dendura shiu janë raportuar në disa zona të shtetit.

Banorët në Misisipi thanë se një tornado shpërtheu dritaret nga pjesa e pasme e shtëpive të tyre. Dëmet në zonë raportohen të jenë shumë të rënda.

Një banor vendas tha për CNN: “Nuk kam parë kurrë diçka të tillë… Ky ishte një qytet i vogël shumë i mrekullueshëm, dhe tani është zhdukur.”

Njerëz të tjerë u bllokuan në grumbuj rrënojash, ndërsa disa njësi të zbatimit të ligjit nuk janë gjetur në qarkun Sharkey.

Një parashikues lokal i motit, i shqetësuar nga forca e një tornadoje që do të godiste qytetin e Amery, ndaloi për një moment parashikimin e tij televiziv për të ofruar një lutje për banorët e qytetit.

Guvernatori i Misisipit, Tate Reeves, tha në Twitter se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit po ofronin mbështetje mjekësore për të prekurit.