Të paktën një person është vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur në një sulm terrorist në Tel Aviv të Izraelit.

Një makinë u përplas me një grup njerëzish pranë një parku përpara se të rrokullisej. Shërbimet e kërkim-shpëtimit deklaruan se një 30-vjeçar mbeti i vdekur, ndërsa katër persona të tjerë të plagosur, të cilët janë duke marrë ndihmë mjekësore.

Ministria e Jashtme e quajti “sulm terrorist”, një term që zyrtarët izraelitë përdorin për sulmet nga palestinezët.

Sulmi erdhi në sfondin e tensioneve të rritura pas sulmeve ajrore izraelite mbi objektivat militantë palestinezë si në Liban ashtu edhe në Gaza, si dhe një sulm me të shtëna në Bregun Perëndimor që vrau dy izraelitë me kombësi britanike.