Një autobus i linjës së Institutit në kryeqytet është përfshirë nga flakët pasditen e së hënës. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, në rrugën “Dritan Hoxha”. Autobusi ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.