Indianët mbajnë vendin e parë për kalimin e Kanalit Anglez me gomone që nga nisja e 2023. Të dhënat i ka bërë të ditura Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe, ndërsa mediat raportojnë se shqiptarët nuk janë më të parët sa i përket kësaj renditjeje.

The Guardian raporton se ekspertët besojnë se indianët që kanë si synim të jetojnë dhe të punojnë ilegalisht në Britaninë e Madhe po e shohin La Manshin si mundësinë e vetme për të arritur vendin.  

Në tre muajt e parë të këtij viti, 675 emigrantë indianë janë kapur duke tentuar që të kalojnë Kanalin Anglez me gomone, të paraprirë nga 909 afganë, për të cilët autoritetet e vendit thonë se kryesisht azilkërkues që tentojnë të largohen nga Talibani.

Ndërsa, sa i përket shqiptarëve, sipas shifrave të ministrisë së Brendshme, vetëm 29 kaluan Kanalin mes janarit dhe fundit të marsit.

The Guardian raporton se ulja e shifrave është e zakonte për këtë periudhë të vitit ndërsa shton se efekt ka bërë edhe aplikimi i dëbimeve të shpejta nga ana e qeverisë.

Vitin që shkoi, sipas shifrave, shqiptarët mbanin vendin e parë për kalimin e Kanalit. Më konkretisht, sipas Mbrojtjes britanike, gjatë 2022, në vend u futën ilegalisht 12.301 shqiptarë.