Të paktën 13 burra, të cilët dyshohen se ishin anëtarë të një bande kriminale në Haiti, janë masakruar me gurë dhe më pas janë djegur të gjallë mes gomave të spërkatur me benzinë.

Policia e Haitit raportoi se kishte ndaluar një minibus për ta kontrolluar pasi dyshohej për kontrabandë. Policia gjeti armë në automjet dhe i konfiskoi, ndërsa personat që ndodheshin në minibus është e paqartë sesi përfunduan në duart e qytetarëve të dhunshëm, të cilët i dhunuan dhe më pas i dogjën të gjallë.

Gjashtë trupa të pajetë u gjetën në një lagje pranë ngjarjes së rëndë më vonë gjatë ditës. Dëshmitarët kanë pohuar se kishin parë oficerë të policisë të vrisnin këta persona përpara se banorët t’i vinin atyre flakën. Situata kriminale në rrugët e qytetit Port-au-Prince është rritur në nivele të skajshme.

Bandat kriminale kanë marrë kontrollin e rreth 60 për qind të qytetit që nga vrasja e presidentit Jovenel Moïse në korrik të vitit 2021.