Dani Alves vijon të mbetet në burg, ndërkohë që po vazhdon procesi gjyqësor ndaj tij për përdhunim, ngjarje që mendohet të ketë ndodhur në dhjetorin e kaluar, në një disko të Barcelonës.

Një televizion spanjoll ka sjellë dëshmitë e një shoku burgu të ish-futbollistit të Barcelonës, i cili ka dhënë detaje nga jeta e përditshme e brazilianit pas hekurave.

“Është si i humbur aty. Kur ulemi për të ngrënë në mensë, gjithmonë del dikush që i bërtet me fjalët “homo” apo “përdhunues”, deklaroi burimi për programin “Telecinco”.

Edhe fizikisht, Dani Alves nuk po kalon një periudhë të mirë: “Është dobësuar, duket i dëshpëruar. Ka momente që është i trishtuar madje”.

Sa i përket akuzave ndaj tij, Dani Alves u thotë shokëve të burgut se është i pafajshëm: “Na tregon që gjithçka ishte me pëlqimin e vajzës, që gjithçka shkoi mirë. Një mbrëmje feste”.