Aksi nacional Pogradec-Qafë Thanë-Prrenjas rezulton të jetën një rrugë mjaft e rrezikshme për drejtuesit e automjeteve por edhe këmbësorët.

Vetëm 1 ditë më parë në këtë segment rrugor janë shënuar 6 aksidente ku një turiste gjermane humbi jetën dhe 4 të persona u plagosën nga aksidentet e tjera.

Drejtuesit e automjeteve por edhe banorë shprehen se rruga është shumë e rrezikshme dhe akoma më të rrezikshme e bëjnë atë drejtuesit e automjeteve që nuk respektojnë rregullat.

Nga ana tjetër ka prej atyre që vijojnë të ngrenë dyshime se në rrugë hidhet vaj apo naftë nga serviset qe janë pranë këtij aksi.

Por, ky dyshim asnjëherë nuk është konfirmuar nga policia. Ndërkohë 1 ditë pasi në këtë segment rrugor ndodhën 6 aksidente nga Qafë Thana deri në Prrenjas nuk është konstatuar asnjë patrullë të policisë rrugore gjatë vëzhgimit të kryer.