Yerola Ziaj, menaxhere marketingu e kompanisë Regina Group (që përfshin tre hotele në Vlorë, një kantier detar dhe një kompani ndërtimi) në një bisedë për portalet Onemedia.mk flet për planet e kompanisë, sfidat me të cilat përballen, si dhe për ofertën turistike që qyteti i Vlorës e ka si një perlë në rivierën shqiptare.