Financieri i ndjerë Jeffrey Epstein, i cili kreu vetëvrasje në qelinë e tij, ndërsa ishte në pritje të gjyqit për trafikim seksual të fëmijëve, duket se e ka kërcënuar Bill Gates dhe ka tentuar ta shantazhojë atë nëpërmjet e-mailit për lidhjen e tij jashtëmartesore me një lojtare ruse.

Wall Street Journal e zbulon atë në të fundit të një serie artikujsh mbi rrjetin e kontakteve të Epstein.

Kjo është zbuluar nga raporti ifundit i publikuar nga Wall Street Journal, në një seri artikujsh mbi rrjetin e kontakteve të Epstein.

Pasi zbuloi lidhjen e supozuar të bashkëthemeluesit të Microsoft me Mila Antonova, e njohur në vitin 2010 kur ajo ishte njëzet vjeç, financuesi i kërkoi Gates t’i rimbursonte shpenzimet e bëra për ndjekjen e të resë në një shkollë programimi softuerësh. Kjo ndodhi pasi nuk arriti të bindte Gates që të mbështeste financiarisht një fondacion bamirësie të krijuar për të rivendosur një reputacion të dëmtuar nga një dënim i mëparshëm për abuzim seksual të një të mituri.