Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në kthesat e Qafë – Thanës, ku një autobus pasagjerësh u përpas kokë më kokë me një automjet tip “Mercedes Benz”, e për pasojë ky i fundit ka shpërthyer në flakë.

Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur gjashtë personat që udhëtonin me autoveturën, ndërsa nga autobusi pati vetëm dëme materiale, dhe asnjë të lënduar.

Ndërkohë, në lidhje me aksidentin kanë folur shoferi dhe disa nga pasagjerët e autobusit, të cilët shprehen se shkak ishte automjeti tip “Benz”, i cili sipas tyre, humbi kontrollin në zbritje dhe u erdhi përballë, duke u përplasur.

Autobusi ishte me udhëtarë nga Kruja, të cilët kanë qenë për vizitë në Janinë ka qenë duke zbritur Qafë – Thanën, mjeti tjetër ka qenë duke i ngjitur për një moment ka humbur kontrollin dhe i ka dalë autobusit përpara i cili e ka përplasur. Po në këtë moment mjeti i vogël ka marrë flakë.

Të plagosurit, mes të cilëve edhe drejtuesi i mjetit, Indrit Mahmutllari, janë dërguar me urgjencë me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për ngjarjen.